Konflikti me hunj, thika, shkopinj bejsbolli, e deri tek përdorimi i armëve të zjarrit në 31 gusht në Fier, që më pas solli përplasjen e armatosur brenda ambienteve të spitalit, ndodhi si pasojë e një shikimi të shtrembër e të ftohtë mes Mili Monellarit dhe Donian Zhapaj, i cili ishte nën shoqërinë e të fejuarës së tij. Mili Monellari, i cili i ka ngulur sytë, por nuk kanë folur asnjë fjalë së bashku. Kur Doniani është kthyer në shtëpi, bashkë me babanë e tij Aleksandrin dhe vëllanë tjetër Aldo janë ulur për kafe. Gjatë kësaj kohe i ka telefonuar Mili Monellari, i cili i ka thënë për kafe. Doniani ka shkuar te një lokal me emrin ?Darion?, ndërsa babait dhe vëllait nuk i ka treguar. Në lokal ka takuar Milin, ndërsa persona të tjerë qëndronin larg. Më pas aty është afruar një person me emrin Gazi Braçja, i cili i ka thënë që Mili është kunati i tij dhe çfarë kishte ai me të. Pasi deklaruesi, i ka sqaruar situatën, Gaz Braçja e ka sharë dhe e ka goditur me grusht në sup.
Deklaruesi nuk ka reaguar dhe është larguar nga lokali, duke shkuar tek babai i tij, Aleksandër, ku i ka pohuar se kishte bërë sherr me djemtë e Eqerem Braçes, ky i fundit një ish-zv/kryetar komune në Levan dhe person me precedentë penalë dhe lidhje të politike në qarkun e Fierit.Lindja e këtij konflikti, ka detyruar të dyja palët që të ritakohen sërisht, në një kafene e quajtur ?4-A?. Por tashmë palët në këtë takim me qëllim sqarimin e konfliktit kanë qënë rigrupuara dhe të pajisura me armë zjarri, thika, shkopinj bejsbolli, shkopinj e sende të ndryshme.Në vend që diskutimi të shkonte në drejtimin për t'u sqaruar dhe shuar konfliktin, takimi ka shërbyer për ti hedhur akoma më tepër benzinë zjarrit, duke sjellë një përplasje mes dy grupeve, që më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve brenda ambienteve të urgjencës spitalore të Fierit. Në këtë përplasje tre vëllezërit Zhapaj, kanë mbetur të dëmtuar. I dëmtuar ka mbetur me thikë në bark dhe Klajdi Lamaj ku ka filluar të bërtasë ?ooo më ç?puan... më ç?puan...?, i cili i ka kërkuar ndihmë kamarierit të lokalit që t?i hiqte thikën që kishte në krahun e djathtë, në fund të barkut dhe kamarieri ia ka hequr thikën e ngulur.