Historiania Elena Kocaqi ishte e ftuar në emisionin ?Tempora? në RTV Ora mbrëmjen e kësaj të marte me temë "Mes BE-së dhe Shengenit Ballkanik: Ku po e çon Rama Shqipërinë".
Ajo tha se Serbia ka që në shekullin 19 që kërkon një dalje në det dhe këtë e kërkon në mënyrë tregtare dhe diplomatike, ku sipas saj është kërkesë e vjetër, që daton qysh nga Konferenca e ambasadorëve në Londër, kur Serbia e mori Durrësin, por Austria mobilizoi 1 milion ushtarë për portin e Durrësit. Sipas saj gjithçka është një show politik dhe presion i Edi Ramës, ndaj Europës.