Rama: Vota per negociatat, jo kunder Shqiperise

2019-10-15 1

Kur në Luksemburg, Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian po diskutonin mbi procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ripërsëriti se cilado qoftë vota e krerëve të Unionit, ajo s?ka asnjë lidhje me hapat e hedhura nga dy vendet.
Kryeministri e nënvizon se ngurrimi i Francës, edhe pse ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, lidhet me filozofinë e Presidentit Macron për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe jo me Shqipërinë. Ndërsa Gjermania, që udhëhiqet nga një tjetër qëndrim për fatin e rajonit të Ballkanit, sipas tij, është tanimë avokatja e Shqipërisë.
Deklaratat e bëra nga përfaqësues të opozitës në Shqipëri se fajin për negociatat e ka qeveria, Kryeministri i quan broçkulla. Kreu i qeverisë thotë se ende nuk e di cili do jetë vendimi i Këshillit më 18 Tetor, por cilido qoftë ai, nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Shqipërisë për të vijuar ta shikojë perspektivën europiane si të ardhmen e saj.