Fitorja me ?poker? golash ka risjellë shpresë te kombëtarja shqiptare pavarësisht se kundërshtari, Moldavi, ishte modest. Edhe pse shpresat për kualifikim janë shuar ajo që entuziazmon është loja dhe mesazhet që po transmeton kombëtarja shqiptare. Padyshim që merita më e madhe për këtë është e trajnerit Edy Reja, i cili më herët e ka thënë hapur së dëshiron të qëndrojë te kuqezinjtë përtej nëntorit, kohë kur përfundon kontrata.
?E kam thënë se më pëlqen ta vazhdoj punën me këtë skuadër. Për këtë çështje duhet të flasë edhe presidenti, por unë jam i lumtur nëse vazhdoj me Shqipërinë. Skuadra më jep stimuj, dua të vazhdoj këtë aventurë, sepse mendoj se jemi në rrugën e duhur,?-deklaroi Reja më 13 tetor para ndeshjes me Moldavinë.