TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të partive të djathta, Adriatik Alimadhi flet për ndërhyrje politike nga jashtë, që kanë sjellë edhe procedurat e shkarkimit të Rudina Hajdarit, sipas së cilit motivi është vetëm një: prishja e imazhit të opozitës së re, nga PD dhe LSI, por nuk përjashtoi as PS-në.
Reforma Zgjedhore është "thembra e Akilit", për Alimadhin, ku asnjë nga palët nuk duan që të ndryshohet sistemi zgjedhor, përveç Rudina Hajdarit. Ç'ka për deputetin e opozitës së re, mund të ketë ndikuar në nisjen e procedurave për shkarkimin e saj.
"Mendoj se grupi do vijojë të funksionojë me drejtimin e Hajdarit. Mund të jetë një ndërhyrje politike, për të prishur imazhin e deputetëve të opozitës së re. Mendoj se deputetët e mazhorancës e kanë një konsolidim të qartë se cfarë duan të bëjnë, ne s'jemi të konsodiluar si këta. Janë më para se ne, ne mendoj që duhet të vendosim veton lidhur me kërkesat problematike e kodit zgjedhor nga këto dy partitë PS-PD 2008. PD dhe PS nuk duan të ndryshohet sistemi. Nuk duan të ndryshojë sistemin dhe ky është thembra, këtu është roli i deputetes Rudina Hajdari, unë isnsitojë që qëndrojë fot dhe gjykoj që deri më tani e ka bërë, ka një pavarësi të sajën dhe ka një qëndrim prandaj mund të jetë edhe kjo përplasje", tha ai.