#rtvora #oranews
Ora 08: 00 e mëngjesit gjeti në dyert e Kadastrës së Vlorës, zëvendëskryeministrin Erion Braçe në një inspektim 'blitz 'në institucion që nuk po gjen gjetësi.
Mësohet se numri 2 i qeverisë ka pasur një bisedë me drejtorin e komanduar tashme Taulant Cinamati në lidhje me dosjet e pronave, për të cilat nuk janë zbatuar ende vendimet e Gjykatës se Lartë.
Gjatë bisedës theksi është vendosur tek dosja me problematike e momentit, ajo e pronave në Jalë, e cila është bërë shkak për largimin e tre drejtuesve të lartë dhe shkarkimin e disa punonjësve të niveleve të ndryshme.
Zbatimi i orarit të paraqitjes në detyrë i punonjësve të administratës dhe ankesat e qytetarëve ishin një tjetër qëllim i inspektimit të zëvendës kryeministrit, që vetë nuk pranoi të bëjë komente.
Braçe: Mos t'i ngatërrojmë gjërat, për kadastrën flasim njëherë tjetër.
Ndërsa në ceremoninë e 75 vjetorit të çlirimit të Vlorës, Braçe nuk nguroi të lëshojë deklaratë të forta duke shenjestruar opozitën për ndarjen e kremtimeve për çlirimin dhe integrimin.
Braçe: Kjo është java vendimtare ku ne presim një vendim nga ata me të cilët ishim më aleat 75-80 vjet të shkuara. Nga ata të cilët nuk i kemi tradhtuar kurrë. Është një vendim që e meritojmë edhe për zgjedhjen e bërë 80 vite më parë, është një vendim që e meritojmë edhe për zgjedhjen që kem bërë këto 30 vite për të qëndruar kundër fashizmit dhe populizmit.
Edhe pse sinjalet nga Brukseli nuk janë pozitive për çeljen e negociatave mes Shqipërisë e BE, Brace tha vendi ynë meriton dhe do të jetë pjesë e familjes evropiane dhe ky është një bashkim sipas tij i pandalshëm.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/dosja-e-pronave-brace-zbarkon-qe-ne-mengjes-ne-kadastren-e-vlores
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz