Ky xhest aspak diplomatik i kreut të prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Boshard ndaj thirrjeve ?Shame on you? që hodhën disa protestues të Astirit teksa ai po kalonte pranë Drejtorisë së Policisë, ka sjellë reagime në radhët e politikës. Përfaqësues të opozitës parlamentare dhe asaj jo parlamentare, njëzëri e kanë dënuar duke e cilësuar të turpshëm.
Ndërsa deputetët e mazhorancës kanë preferuar të shmangin komentet dhe i kanë bërë thirrje opozitës të mos nxisë sulmet ndaj ambasadorëve.
Vetë Ambasadori Boshard, pas reagimeve të shumta në media dhe internet, u kërkoi ndjesë protestuesve. Përmes një postimi në faqen e prezencës në rrjetet sociale, Boshard shkruan: ?Do të doja t?u kërkoja sinqerisht falje atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht.?