#rtvora #oranews
Deri më 18 tetor, askush nuk di të thotë fjalën e fundit për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut më BE. Nga Korça, ambasadorja Franceze, vendi i të cilës është ndër skeptikët, tha se priten akoma përgjigje të rëndësishme, por garantoi se në fund vendimi i vendeve të BE do të jetë unanim. Ndërkohë vendet e Vishegradit me një deklaratë kanë mbështetur nisjen e procesit për dy vendet ballkanike.
Ambasadorja Franceze në Tiranë, Christinë Vasak ka preferuar të mbajë enigmë deri më 18 tetor vendimin për çeljen e negociatave të Shqipërisë e Maqedonisë me BE.
Nga Korça, diplomatja tha se këto ditë priten përgjigje të rëndësishme, ndërsa theksoi se qëndrimi i BE, do të jetë unanim.
Vasak: Nuk dua të fshihem pas gishtit, ju keni ngritur pyetjet për rrugën Evropiane. Ju prisni. Ne presim të gjithë bashkë përgjigjen e rëndësishme. Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unaminitet. Por dijeni se dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë me BE është shumë e rëndësishme, pasi ne jemi në miqësi të vjetër.
Franca është një prej vendeve skeptike për zgjerimin e Bashkimit Europian duke mbajtur këtë qëndrim edhe ndaj Shqipërisë. Ndërsa këtë vit, presidenti Macron kërkon një strategji të re për këtë proces ndërsa kërkon që unioni të përballet me sfidat e brendshme.
Vasak: Të dielën kancelarja Merkel dhe presidenti Macron patën një takim të rëndësishëm. Janë disa çështje që na tejkalojnë. Është e vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriun presin një vendim për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Por ka gjithashtu çështje që janë po aq të rëndësishme siç është psh edhe BREXIT. Dhe të kujtohemi që ky është një problem i madh jo vetëm për Francën. Gjithashtu është edhe çështja e ngjarjeve në Siri. Është gjithmonë kështu. Aktualiteti imponon problemet e veta.
Ndërkohë duke njohur kompleksitetin e situatës që po kalon BE, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Sllovania janë shprehur për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Me një deklaratë të përbashkët ata bëjnë thirrje që të mos humbet përqendrimi për ato që BE ia ka dale të arrijë në Ballkanin Perëndimor.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/negociatat-vasak-nga-korca-brexit-dhe-lufta-ne-siri-me-te-rendesishme
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz