Shoqerohet ne polici ish-deputeti Balliu

2019-10-14 1

Lleshaj: PD përdori fëmijët abuzivisht në Protestë

Pas përfundimit të protestës së të dielës tek Unaza e Re, është shoqëruar në polici ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, si dhe 15 persona të tjerë.

10 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, theksoi në rrjetet sociale se bllokimi i rrugëve është shkelje e ligjit. Ai akuzoi përfaqësuesit e PD-së se përdorën në mënyrë abuzive fëmijët dhe gratë në këtë protestë dhe u bëri thirrje qytetarëve të adresojnë problemet në institucionet e shtetit.

Pa këtij qëndrimi reagoi kryetari i PD, Lulzim Bahsa. ?Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë. Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!?, shkroi Basha. /tvklan.al