Shume dege studimi rrezikojne te mbyllen

2019-10-14 5

Maturantët më të prirur për tek Politekniku, ka garanci pune

Universitetet e rretheve janë në rrezik sa i përket ekzistencës së tyre, për shkak se kanë rreth 80 programe studimi me më pak se 10 studentë të regjistruar.

Por këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as Universiteti i Tiranës, sidomos Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ku veç gjuhës angleze dhe asaj gjermane të tjerat preferohen shumë pak nga maturantët. Po ashtu, ka rënë interesi për degët e mësuesisë, dhe sidomos për programet histori dhe gjeografi dhe filozofi.

Ajo që bie në sy me mbylljen e regjistrimeve në këtë raund të dytë është se veç mjekësisë për shkak edhe të specifikës që ka, universiteti më i kërkuar nga të rinjtë është Politekniku. Sipas rektorit Andrea Maliqari bashkëpunimi me biznesin ka bërë që kërkesat e të rinjve të shtohen.

Një arsye tjetër që studentët përzgjedhin këto programe është edhe mundësia e punësimit jo vetëm në tregun vendas, por edhe atë të huaj.

Mungesa e regjistrimeve është më shqetësuese në universitetin ?Eqerem Çabej?, në Gjirokastër, kur rrezikohet mbyllja e 17 programeve studimi nga 24 që ka në total.

Por edhe në universitetin e Korçës, në Shkodër, në Elbasan dhe Vlorë ka degë që prej vitesh kanë shumë pak të regjistruar. Vitit i ri akademik starton nesër më 14 Tetor. Fati i këtyre degëve pritet të merret në fund të Tetorit me mbylljen e raundit të tretë të regjistrimeve.

Nesër do ë ulen për herë të parë në auditor rreth 16 mijë e 300 studentë të viteve të para. Ndërkohë që për 1 600 studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave për shkak se godina është dëmtuar nga tërmeti i 21 Shtatorit, mësimi do të bëhen me turne.

Klan Plus