Ora News - Drafti paraprak i KiE Shqipërisë i çelen negociatat por ja kushtet që duhet të plotësojë

2019-10-14 0

#rtvora #oranews
RTV Ora ka siguruar draftin paraprak të Këshillit të Evropës për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në draftin paraprak, thuhet se Këshilli vendos të hapë negociatat për Shqipërinë, por duke vendosur disa kushte, të ngjashme me ato të Bundestagut.

"Në dritën e progresit të arritur në reforma dhe kushteve të përcaktuara unanimisht nga Këshilli në Qershor 2018, Këshilli, vendos për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë. Këshilli fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim për një kornizë për negociata në përputhje me atë evropiane"

"Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysma e parë e vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të përparojnë më tej në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR", thuhet në draftin paraprak të Këshillit të Evropës.

Në draft thuhet se para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të adresojë çështjet:

-Nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetting-ut.

-Hetim rasteve dhe akuzave për krim elektoral.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/publikohet-drafti-paraprak-i-keshillit-te-evropes-hapjen-e-negociatave

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz