TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sfiduar hapur ndryshimet e Kodit Penal dhe forcat e shumta të policisë, duke bllokuar rrugën te "Unaza e Re". Ai iu bashkua banorëve të 'Astirit' 30 minuta më herët nga sa e kishte paralajmëruar, në orën 18:00, ku ka qenë i pari që ka bllokuar rrugën dhe më pas e kanë ndjekur edhe banorët.
Me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, sipas të cilit kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie, por një gjë e tillë, nuk e ka penguar Bashën që të bllokojë njërin kah të rrugës dhe nga ky veprim i kryedemokratit kanë marrë "zemër' edhe banorët e tjerë.