http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lagjja historike e Vlorës tashme është rikonstruktuar duke i dhënë një alternative te re te gjithë turisteve qe vizitojnë qytetin bregdetar. Kryeministri Edi Rama gjate ceremonisë se përurimit vlerësoi se kjo lagje me këtë pamje krejt te re do te ndikoje ne zhvillimin ekonomik te Vlorës.
?E kemi parë ketë zonë në vegjëlinë tonë si një zonë fotosh historike. Kemi parë përmes fotografive sesi në këtë zonë është bërë edhe qëndisja e flamurit që e ngriti Ismail Qemali 28 nëntor të 1912 dhe kemi mësuar se kjo zonë nuk është thjesht një zonë me objekte të rëndësishme arkitektonike, përsa i përket trashëgimisë tonë kulturore historike, por është një zonë e mbushur me histori, ku ndërthuren religjione dhe ku ka pasur edhe shtëpinë vete qeveria e Shqipërisë Sot zona rikthehet me një status tjetër dhe fuqi krejt të re për të tërhequr turistë e vizitorë të shumtë, si një zonë ku mund të mësohet duke u prekur historia e jashtëzakonshme e këtij qyteti?.
Shefi i qeverise listoi projektet e tjera për te cilat po punohet ne zonën e Vlorës e qe te gjitha se bashku ne fund do te krijojnë një perspektive te re për banoret.
Nder projektet qe do te kenë ndikim ne zhvillimin e qytetit kryeministri Rama veçoi ndërtimin e aeroportit te Vlorës si dhe rikonstruksionin e portit.