#rtvora #oranews
Dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të shpallur në kërkim për grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit, janë bërë pjesë e listës së 50 personave më të kërkuar që do ndiqen nga njësia më e re speciale e policisë e quajtur ?FAST?. Për lokalizimin e tyre ka nis shkëmbimi i informacionit dhe me autoritetet e huaja për lokalizimin e tyre. Zv/ministri i Brendshëm,Bersfort Lamallari, tregon për RTV Ora se lista është kryer në bashkëpunime njësitë e huaja.
Dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala të shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit hyjnë në listën e
50 personave që do ndiqen nga njësia më e re e policisë e quajtur ?FAST?.
Burimet bëjnë me dije se struktura që do merret me gjurmimin dhe kapjen e personave në kërkim ka nisur puna për shkëmbimin e informacionit me agjencitë homologe.
Zv/Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tregon për RTV Ora se lista është hartuar në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, referuar rrezikshmërisë së personave të shpallur në kërkim.
Besfort Lamallari: Është hartuar një listë me 50 personat më të rrezikshëm. Kriteret për përfshirjen në këtë listë janë hartuar me ekspertët ndërkombëtarë. Do të ketë një bashkëpunim të dedikuar dhe me Europoplin.
Specialistët e policisë do të funksionojnë në bazë të dy komponentëve të Inteligjencës që punon në zyra të cilët grumbullojnë dhe shkëmbejnë informacione me vendet partnere si dhe komponenti operativ me efektivat në terren.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/fast-ne-liste-vellezerit-cala-ne-kerkim-grabitjen-e-rinasit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz