Krimi në Kavajë/ Burg për Bledar Toçin dhe të vëllain - News, Lajme - Vizion Plus

2019-10-14 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bledar Toçi, punonjësi i policisë që akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit, do të qëndrojë në burg.Masa iu komunikua në mjediset e spitalit të Durrësit aty ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, 36 vjecari nuk ka folur, por nëpërmjet avokatit të tij ka pohuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes.Avokati Luan Mansaku ka deklaruar pë mediat se klienti i tij ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes duke qëlluar mbi 41 vjeçarin Dritan Haxholli të cilin e la të vdekur.Për këtë ai ka kërkuar një mase sigurimi më të lehtë atë arrest shtëpie, por që nuk është marë parasysh nga trupi gjykues duke e lënë në burg.Avokati tha se do ta apelojnë vendimin. Arrestimi i Toçit erdhi pas ngjarjes që ndodhi brenda në shtëpinë e Marsides Qatjas, aty ku u vra Dritan Hoxholli dhe mbeti i plagosur vetë. Ndërkohë në burg është lënë edhe I vëllia I Bledar Toçit, Bernard Toçi, të cilit iu gjetën 7 doza kokainë gjatë kontrollit në banesë që ushtroi policia.

Easy Viral Banner Traffic