#rtvora #oranews
Tre ditë pas vrasjes në Kavajë, Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në burg vëllezërit Toçi. Fillimisht gjyqtari i komunikoi masën e sigurisë "arrest me burg" në sallën e gjyqit Bernard Toçit, vëllait të shefit të sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi.
Ai akuzohet për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?. Gjatë kontrollit të apartamentit të tij ju gjetën dhe sekuestruan 7 doza kokainë.
Ndërkohë gjyqtari dhe prokurori i çështjes i komunikuan masën e sigurisë "arrest me burg" në ambjentet e spitalit të Durrësit ku po merr mjekim edhe efektivit Bledar Toçi, i cili akuzohet për vrasje më dashje të Dritan Haxhollit.
Avokati i Bledar Toçit tha se kishte kërkuar "arrest shtëpie" për klientin e tij edhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Ai tha se ndaj Bledarit është qëlluar dy herë me kallashnikov nga Dritan Haxholli dhe se ai është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje.
Por pavarësisht pretendimeve të tij se ka qëlluar për vetëmbrojtje burimet nga grupi i hetimit thanë se ekspertiza në vendin e ngjarjes ka evidentuar 17 gëzhoja të qitura nga arma e tij e hetimit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-kavaje-policit-i-komunikohet-masa-e-sigurise-ne-spital-i-vella-lihet-ne-burg
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz