#rtvora #oranews
Pavarësisht se 13 tetori është një datë e dekretuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale , asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk i është përgjigjur Presidentit të Republikës. Por këtë reagim nga ana e KQZ dhe qeverisë, kreu i shtetit Ilir Meta e ka marrë me sportivitet në një ditë pushimi në bregdet, duke treguar që është një lojtar mjaft i zoti.
Ashtu si qeveria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe kreu i shtetit Ilir Meta e ka marrë me sportivitet këtë të dielë. Me bluzën e skuadrës së Celtik, Presidenti buzë detit tregon që edhe kur topi është në fushën e tij, ai e zotëron shumë mirë atë.
LSI, PR dhe PAA ishin të vetmet forca politike që respektuan dekretin e 13 tetorit të Presidentit Meta duke u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Një veprim i pamjaftueshëm pasi KQZ nuk ka njohur dy dekretet e Metës, atë për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, si dhe dekretin për zgjedhjet e reja lokale.
Mazhoranca e ka injoruar vazhdimisht 13 tetorin të dekretuar për zgjedhjet lokale, duke mos e marrë në konsideratë thirrjen e Kreut të Shtetit për zgjedhje pluraliste. Madje socialistët shprehen më shumë të interesuar për Maratonën e Tiranës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/meta-e-kalon-13-tetorin-me-sportivitet-mazhoranca-e-injoroi-daten-e-dekretuar-zgjedhje
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz