Vrasja në Kavajë/ Vëllezërit Toçi lihen në qeli! Polici i Burgjeve 'burgoset' në spital

2019-10-14 0

KAVAJË - Bledar Toci shefi i sigurisë së burgut të Durrësit do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve për përplasjen me armë me pasojë vdekjen e Dritan Hoxhollit dhe plagosjen e vetë Toçit në banesën e Marsida Qatjas, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në Kavajë. Kjo përplasje me armë zbuloi edhe përfshirjen e drogës në familjen Toci, ku në pranga ra vëllai i Bledarit, Bernard Toçi. Po sot, e njëjta trupë gjykuese e la 27-vjeçarin, Bernard Toçi, nën masën e sigurisë 'arrest me burg'. Bernardi ishte në bankën e të pandehurit në Gjykatën e Kavajës, ku ju dha masa e sigurimit personal, pasi në banesën e tij, pas vrasjes së Haxhollit në lagjen numër 2, policia e cila shkoi për kontroll, gjeti 7 doza kokaine. Por për vëllain e tij Bledarin, masa e sigurisë u dha në spitalin e Durrësit në pavionin e Kirurgjisë, ku ai ndodhet për kurim pas plagosjes.

Kokaina, sipas hetuesve, dyshohet se ka qenë edhe në banesën e Marsidës, të cilës Bledar Toçi i afroi ndihmë për të larguar Dritan Hoxhollin. Ekzaminimi i provave materiale në banesën e Qatjas dhe e shkuara e viktimës Hoxholli dhe të plagosurit Toçi kanë krijuar tek hetuesit dyshimet se ngjarja mund të ketë pasur motiv edhe përplasjen për shkak të pazareve të drogës

Free Traffic Exchange