Report TV - Avokati: Bledar Toçi u vetëmbrojt, Haxholli e qëlloi dy herë

2019-10-14 1

Avokati i Bledar Toçit, Luan Mansaku, dha detaje nga seanca e mbajtur brenda në pavionin e Kirurgjisë, ku shefi i sigurisë në burgun e Durrësit ndodhet pas plagosjes.

"Bledar Toçi ka qenë në kushtet klasike të mbrojtjes së nevojshme se është qëlluar dy herë me armë nga një person i cili ka kryer disa vepra penale shumë i rrezikshëm me automatik në dorë. masa e kërkuar nga prokurori nuk përputhet me atë që kërkon ligji. ka qenë punonjës i sigurisë së burgjeve. Ne kërkuam arrest në shtëpi dhe për shkaqe shëndetësore", tha avokati.

I pyetur për akuzën e ngritur për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, avokati u përgjigj: "Ajo akuzë kërkon hetim, ka shumë rrethana që bëjnë që Bledari nuk është mbajtës i lëndës narkotike se atje kanë qenë shumë persona".

Sa i përket faktit që Toçi kishte me vete armën e shërbimit kur nuk ishte në detyrë, avokati u shpreh: "Mendoj se nuk ka të bëjë fare me ligjin, se nuk i ndalohet të mbajë armë jashtë shërbimit".

Free Traffic Exchange