KAVAJË - Gjykata e Kavajës ka lënë nën masën e sigurisë 'arrest me burg' Benard Toçin, vëllain e autorit të varsjes së Dritan Haxhollit, ngjarje e ndodhur në Kavajë tre ditë më parë. Bernard Toçi u arrestua ditën e enjte, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, pak pas vrasjes së Dritan Haxhollit në banesën e Marsida Qatjas, iu gjetën 7 doza kokainë.
27-vjeçari Bernard Toçi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore babai i tij ka deklaruar se kokainën e përdorte vetë ai si qetësues. Kjo alibi e ngritur prej tij nuk është marrë parasysh nga gjyqtari Genci Dokollari dhe prokurori Gëzim Çopa.