Report TV - Sot kryeqyteti mirëpret për të katërtin vit radhazi Maratonën e Tiranës

2019-10-14 0

TIRANË- Sot kryeqyteti mirëpret për të katërtin vit radhazi Maratonën e Tiranës, ku janë regjistruar për të marrë pjesë vrapues nga 42 shtete të botës. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës.

Sipas këtij plani masash është parashikuar që duke filluar nga dita e djeshme, deri të dielën në mesditë do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë itinerari i maratonës