Nxënësit e shkollave në 'Fun Run', nesër maratona, Veliaj: Tirana, kartolinë moderne

2019-10-14 1

Në edicionin e saj të katërt, Maratona e Tiranës erdhi me një hapësirë speciale për të rinjtë e qytetit me kategorinë ?Fun Run?. Qindra nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës vrapuan në Bulevardin kryesor të qytetit, duke i paraprirë Maratonës që zhvillohet nesër në orën 9.00. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndau çmimet për fituesit e kësaj gare, Zhuljeta Çejku dhe Edi Devole, ndërsa u kërkoi të rinjve që të kontribuojnë për mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv të zhvilluar në Shqipëri.

?Dua shumë që Tirana të jetë nesër një kartolinë e një Shqipërie europiane, e një Shqipërie të pastër, me njerëz të sjellshëm, mikpritëse, e një Tirane që është e hapur për të gjithë turistët, duke qenë se do të kemi garues nga mbi 45 shtete të botës. Dua që të na ndihmoni duke shpërndarë ujin, të ndihmoni turistët e huaj për t?i treguar ku janë destinacionet në Tiranë, të ndihmoni dikë që do kalojë fundjavën në Tiranë, duke i dhënë ide sesi mund të shpenzojë sa më shumë kohë, por edhe të vizitojë sa më shumë gjëra?, tha Veliaj.