Ora News - Negociatat, Rama: Nuk jam optimist për javën e ardhshme

2019-10-14 0

#rtvora #oranews

Pak ditë para vendimit të Brukselit për hapjen e negociatave, Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk është optimist se do të ketë një përgjigje pozitive nga ana e vendeve të unionit.

Në një intervistë për The Irish Times, shefi i mazhorancës është i bindur se vendimi për Shqipërinë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhet me veprimet e brendëshme të vendeve të unionit, jo me ato se çfarë ka bërë vendi ynë.

Rama ?A jam optimist? Jo. Nuk ka shumëçka që të jesh optimist me atë që po ndodh sot në Europë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit tim por jo për atë që do të ndodhë javën tjetër. Ne jemi dëm kolateral. Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet ? ne jemi kopshti.?

Edi Rama u shpjegon vendeve të unionit se Shqipëria e di që integrimi i plotë në BE është një rrugë e gjatë dhe mund të zgjasë me vite të tëra.

Rama: ?Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtarë të BE javën tjetër. Ne e dimë se nuk mund ta bëjmë atë pa një gjykatë Kushtetuese. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit, që mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni. Pas 10 vitesh do të jetë një vend tjetër dhe do të kemi një shtet që funksionon krejtësisht ndryshe?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/celja-e-negociatave-rama-nuk-jam-optimist-javen-e-ardhshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz