Negociatat? Rama: Nuk jam optimist! Por jam i sigurt, pas 10 vitesh do të kemi një Shqipëri tjetër

2019-10-14 2

Kryeministri Edi Rama është shprehur në një intervistë për mediat irlandeze se nuk është optimist se cfarë do të ndodhë javën tjetër në Bruksel lidhur me negociatat, nëse do të hapen për Shqipërinë dhe Maqedoninë. "Nuk ka shumë për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme. Ne jemi dëm kolateral i BE-së. Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet, ne jemi kopshti" tha Rama për Irish Times.

Duke u ndalur te reforma në drejtësi dhe pastrimi i sistemit nga të korruptuarit, kreu i qeverisë shqiptare thotë se ?Ne e pastruam aq shumë sa gjykata Kushtetuese është fshirë praktikisht. Dhe tani ata [BE] thonë: 'Mirë, ju e pastruat por nuk keni gjykatë Kushtetuese'.