Report TV -Fermerët e Maliqit ankohen për mungesën e tregut: Çmimi nuk justifikon koston

2019-10-11 0

Fermerët e fshatit Pirg të bashkisë së Maliqit të njohur për prodhimin e qepës ankohen për mungesën e tregut dhe çmimet mjaft të ulëta për kilogram. Ata thonë se prodhimi i këtij viti është i bollshëm dhe cilësor por nëse nuk merren masa produkti do të kalbet e për pasojë ata do ta hedhin duke mos justifikuar kështu mundin dhe investimin e kryer. Sipas tyre kjo kulturë është e vetmja e ardhur për ta dhe familjen e tyre.