Ndotja e lumit të Bunës, është kthyer në një shqetësim kohët e fundit duke bërë që pala e Malit të Zi të protestojë tek pala shqiptare, duke i kërkuar që të marrë masa.
Në lidhje me ndotjen e këtij lumi sot nga qyteti i Shkodrës ka reaguar edhe ministri i turizmit, Blendi Klosi i cili ka thënë se në lidhje me këtë rast do të hetohet dhe më pas ministria do të mbajë një qëndrim.
"Jemi në Shkodër për të diskutuar hapësirat e mbrojtura që duhet të jenë në vëmendje. Do të vendosim rregulla të reja me menaxhimin e parkut natyror. Jemi në diskutim me kryebashkiakut për menaxhimin e mbetjeve urbane. Pa ashtu edhe me ndotjen e lumit të Bunës, Do ta hetojmë dhe do mbajmë qëndrim. Është një numër i madh bashkish e ish komunash dhe lumenjtë dhe zonat pranë lumenjëve hedhin mbetjet urbane. Mjafton nje shi dhe këto mbetje derdhen de shkojnë ne det. Ajo që kërkojmë ne në zbatim të kodit të ri për vendepozitim ilegale kodi penal dënon jo vetëm me gjoba por edhe me heqje lirie. Thiirje për operatorit që hedhin në lumenj mbetjet por edhe bashkite te shohin ven tjetër për menaxhimin e mbetjeve urbane." ka deklaruar ministri Klosi.