TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi reagoi pas publikimit të opinionit paraprak nga Komisioni i Venecias mbi kreun e shtetit Ilir Meta.
"Ky dokument përhap lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias presidenti nuk mund të anulojë zgjedhje, ndërsa në raportin origjinal nuk e thotë këtë gjë. Ky dokument zyrtar thekson thirrjet e presidentit të Republikës. Aty këshillohet Kuvendi i Shqipërisë të marrë parasysh qëllimet e tjera kushtetuese siç është stabiliteti në vend. Kushdo që ka dyshimin më të vogël të kontrollojë në faqen e Komisionit të Venecias. Sot është e provuar me fakte se Tao Tao dhe lolot e tjerë të mazhorancës janë detyruar të kërkonin falje përpara komisionit se kanë dezinformuar shqiptarët për të keqinformuar shqiptarët, duke zhvendosur vëmendjen nga problemet e vendit dhe të integrimit. Opinioni final i Komisionit të Venecias thotë qartë se ka ZERO shkelje të kushtetutës, mbrojtjes e shkëlqyer e kushtetutës. Ju bëj me dije se Komisioni i Venecias vërtetoi se presidenti nuk e ka shkelur kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke evidentuar edhe thirrjet e presidentit Ilir Meta për zgjidhjen e krizës politike. kjo është e vërtetat e vetme", u shpreh Blushi.