Zëdhënësi i Presidentit: Lolot e Rilindjes mashtruan me raportin e Venecias

2019-10-11 0

#rtvora #oranews

Një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi denoncoi publikisht se mazhoranca ka mashtruar me raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias, duke mos shpërndarë dokumentin origjinal.

Sipas tij diferenca në dy dokumentet është shumë e qartë.

Tedi Blushi: Titrat dhe lajmet e gënjeshtra të shpërndara sot në panik nga shteti i propagandës dhe të qarkulluara përsheshngrënësit mediatikë të PPP-ve janë dëshmi e qartë e dëshpërimit dhe stresit ku kanë rënë sot lolot e Rilindjes me në krye famozin e mashtrimit dhe jo vetëm Tao-tao në lidhje me konkluzionet e opinionit final të Komisionit të Venecias. Së pari dua tu bëj me dije një fakt të pakundërshtueshëm dhe lëhtësisht të verifikueshëm që nxjerr në dritë pacipësinë dhe pafytyrësinë e lolove të Rilindjes dhe famozit Tao-tao që mashtrojnë dhe ndajnë në media gjoja me emër të Komisionit të Venecias raporte dhe konkluzione të pavërteta. Ky është dokumenti i vetëm zyrtar (letra që mban në dorën e djathtë të fotos) i publikuar nga sot nga Këshilli i Europës në lidhje me konkluzionet e raportit final të Komisionit të Venecias, ndërsa ky këtu(letra që mban në dorën e majtë) është dokumenti që Tao-tao ka shpërndarë sot në media.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/raporti-i-komisionit-te-venecias-presidenca-lajmeron-konference-te-jashtezakonshme

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz