Sezoni artistik i Teatrit Kombëtar kësaj here nis me shfaqjen ?Xhelati? e autorit Martin McDonagh me regji të Qëndrim Rijanit. Por përpos kësaj, drejtori i Teatrit Kombëtar prezantoi edhe katër premierat e tjera, që bordi ka përzgjedhur për të qenë pjesë e repertorit që do të ngjitet në skenën e Artubniës.
?Sezoni artistik ka katër vepra të mëdha, ?Xhelatët? e autorit Martin McDonagh me regji nga Qëndrim Rijani, ?Skena nga një ekzekutim? e Howard Baker me regji Rovena Lule, ?Koriolanos? i Shekspirit me regji të Altin Bashës dhe ?Borgjezi fisnik? e Molierit?, shprehet Çuli.