Ora News - Meta: Bankat efektivitet të ulët, duhet të funksionojë gjyqësori

2019-10-11 1

#rtvora #oranews

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se duhet të funksionojnë sistemi gjyqësor dhe shteti i së drejtës për të rritur efektivitetin e bankave në Shqipëri.

Në aktivitetin e zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, kreu i shtetit ka deklaruar se në 10 vitet e fundit, bankat në Shqipëri kanë raportin më të ulët të kredive.

Meta: Mbetet shqetësim se bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomi. Ato japin kredi në përqindje shumë të ulët nga depozitat që disponojnë.

Duke iu referuar vlerësimit të tyre nga BQE, vërehet se gjatë 10 viteve të fundit Shqipëria ka raportin më të ulët të kredisë ndaj depozitave dhe raportin më të ulët të arkëtuar të sistemit bankar ndaj PPB.

Sipas BQE një nga arsyet pse bankat kanë frenuar kreditimin në Shqipëri lidhet me dobësitë e sundimit të ligjit. Për këtë arsye një kthim dhe forcim në shinat e ligjshmërisë dhe funksionim të shtetit të së drejtës për funksionimin e plotë të gjyqësorit si dhe lufta ndaj korrupsionit do të sillte ndikim të mirë jo vetëm ndaj vendit, por edhe në efikasitetin e drejtpërdrejtë bankar mbi ekonominë shqiptare.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-bankat-efektivitet-te-ulet-duhet-te-funksionoje-gjyqesori

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz