Rritet informaliteti në transportin ndërqytetës, Mema: Të merren masa, po dëmtohen operatorët

2019-10-10 0

TIRANË- Prezenca e informalitietit në sektorit e transportit interurban, ka bërë që operatorët e ligjshëm të kërkojnë nga Ministria e Infrastrukturës që të ndërhyjë pasi aktiviteti i paligjshëm po shtohet. Kujtim Mema kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, tha për Report TV se ky problem i mbartur ndër vite tashmë ka ngritur edhe stacionet e veta nga ku nisen automjetet pa licencë.

?Ne kryesisht e kemi problemin me informalitetin se kjo është një gangrenë prej shumë vitesh. Ne i referohemi transportit të furgonave apo veturave që janë pa licenca në transportin ndërqytetës. Ka shumë vetura me gaz që punojnë në sektorin ndërqytetës. Në tiranë ka edhe stacione, që nisen këto mjete të paligjshme. Te 21 dhjetori, tek terminali i veriut tek Zogu i Zi shkodran ka 100 vetura?, tha Mema.