Ngjarja në Kavajë, sociologu: Nuk është krim pasioni, por një akt kriminal

2019-10-10 1

#rtvora #oranews

Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi ngjarjen e rëndë ndodhur në Kavajë, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur, nën motivin krim pasioni.

Sipas Tushit kjo ngjarje nuk është krim pasioni, por një akt kriminal, që dëshmon për realitetin ballkanik të ngjarjeve që zhvillohen në vendin tonë.

Tushi: Unë nuk e kam parë si krim pasioni, por e kam parë si një akt kriminal, pavarësisht rrethanave, komplikacionit të marrëdhënieve që mund të ketë ngjarja që kërkon të zhbirohet me kujdes. Nuk mund të nxjerrim konkluzione pa e analizuar në esencë se si ka qenë kjo ngjarje. Kontradikta të tilla që janë normale në një shoqëri moderne, duke përfshirë dhe këto marrëdhëniet brenda dhe jashtë martesore, lidhjet paralele etj, i kemi dhe ne nuk mund të bëjmë sikur nuk i shikojmë, duhet ti marrim ashtu siç janë. Fakti që një ngjarje e tillë u shoqërua me akte kriminale, kam përshtypjen që dëshmon për realitetin ballkanik të ngjarjeve që zhvillohen në vendin tonë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ngjarja-ne-kavaje-sociologu-nuk-eshte-krim-pasioni-por-nje-akt-kriminal

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz