?Kur Alba erdhi në Klan me audicion si gjithë të tjerët, ditën e katërt do ta hiqja nga puna?, kështu e nisi rrëfimin e tij për balerinën Alba Hoxha, koreografi Albi Nako.
Ata ishin të ftuar sot në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, ku ndër të tjera folën edhe për karrierën e tyre. Por gjatë emisionit koreografi i trupës së baletit të Tv Klan tregoi se në fillimet e saj Alba ishte ?pa busull?
?Alba ishte pa busull, si një autobus pa shofer, përplasej me të gjitha vitrinat anash. Nuk më pëlqente se ishte e pa fokusuar, por shpëtoi falë një personi tjetër. Nuk e mora si vendim. Por Alba si natyrë është ambicioze dhe nuk mund ta mohoj këtë dhe shkoi aty ku është sot?, tha Nako.
?Me punë çdo gjë arrihet? shtoi Alba./tvklan.al