Krim pasioni në Kavajë, polici i burgut vret 41-vjeçarin - Lajme - Vizion Plus

2019-10-10 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një dashuri e refuzuar dyshohet se është shkaku i një krimi që përfundoi me një të vdekur e një të plagosur në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:40 duke u gdhirë e enjtja, në banesën e një 30-vjeçareje. Viktima është Dritan Haxholli 41 vjeç, një ish i dënuar për lende narkotike .Sipas burimeve mësohet se viktima dhe gruaja kishin pasur një lidhje dashurie por edhe pse se gjithçka kishte marrë fund, Dritan Haxholli vijonte te këmbëngulte. Por ndërkohë në dijeni të ngacmimit ishte edhe Bledar Toçi, i cili po ashtu kishte një lidhje dashurie me vajzën.Haxholli kishte marrë në telefon ish të dashurën e tij duke e lajmëruar se do të shkonte në banesë për tu sqaruar. ai ka shkuar i armatosur ndërsa ka pare qe ne shtëpinë e ish te dashurës ndodhej edhe Bledar Toçi qe kishte shkuar ta ndihmonte.Në momentin kur Haxholli është futur në banesë i armatosur me kallashnikov para tij ka dalë polici i burgjeve Bledar Toçi dhe ka tentuar ta ndalë, por i 41-vjeçari e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto kushte efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.Toçi është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e Bledar Toçit, policia gjeti lëndë narkotike dhe arrestoi vëllain e tij Berndard Toçi. 30-vjeçarja jetonte e vetme me 3 fëmijët e saj ndërsa bashkëshortin e kishte emigrant.

Free Traffic Exchange