Ora News - Krim pasioni në Kavajë, vritet një person, plagoset polici i burgjeve

2019-10-10 0

#rtvora #oranews

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një konflikti me armë në qytetin e Kavajës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 në banesën e një gruaje, ku efektiv i policisë së burgjeve Bledar Toci është përplasur me armë me shtetasin D.H.

Për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi Toci 36 vjeç dhe ka humbur jetën personi tjetër.

"Rreth orës 00.40, në lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve. Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje" njoftoi policia.

Bledar Toci ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku mëosohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/tronditet-kavaja-polici-i-burgjeve-vret-policin-e-rendit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange