Stop - Elbasan/ Vendimi i gjykates vret per here te dyte vajzat e aksidentuara! (09 tetor 2019)

2019-10-09 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Gjatë seancës parlamentare kryeministri Rama foli për një grup prokurorësh e gjykatësish, të cilët i quajti KCK, pasi sipas tij, kanë parimin: ?kap ca të kapësh para vetingut?. ?Stop? sjell një histori abuzimi nga ana e drejtësisë.Familja Hekurani nga Elbasani,jetonte e punonte në Greqi dhe një dasëm, për të cilën u kthyen në gusht 2012, u kthye në mort për këtë familje.Nje automjet tip Fiat Punto përplasi në trotuar dy vajzat dhe nënën e tyre dhe vajzat 21 dhe 19 vjec humbën jetën, ndërsa nëna mbeti e plagosur rëndë.Vec traumës, për familjen Hekurani nisi kalvari gjyqësor.Sipas kryefamiljarit, gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, u përpoq ta kalonte lehtë aksidentin fatal.Por Apeli i Durrësit e dënoi me 12 vjet burg drejtuesin e automjetit, që shkaktoi aksidentin.Nga ana tjetër, cështja civile u zhvillua në Tiranë. Nga 500 milionë lekë, që duhet të ishte dëmshpërblimi, gjykata vendosi 88 milionë lekë për këtë familje.Eksperti Gramoz Ylli tregon, se ai kishte përgatitur dy akte-ekspertimi, një bazuar në pagën minimale në Shqipëri, prej 210 mijë lekësh dhe një tjetër me pagën minimale greke prej 510 eurosh. Në fund gjykata mori parasysh aktin me vlerë 88 milionë lekë.