Ora News - Dhunuan e vranë 56-vjeçarin në Vlorë, mbërrijnë në gjykatë tre autorët

2019-10-09 1

#rtvora #oranews

Tre autorët e dyshuar të vrasjes së 56-vjeçarit, Stavri Mino në zonën e Plazhit të Vjetër kanë mbërritur në Gjykatë.

Komunikimi i masës së sigurisë do të bëhet me dyer të mbyllura. Ndërsa gjyqtari i çështjes është Laurent Fuçia.

U raportua aksidentale - Fillimisht policia raportoi se në trupin e 56-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune, por ka qenë ekspertiza mjeko-ligjore që ka nxjerrë shkaqet e vdekjes.

Pas hetimeve u zbulua se viktima u dhunua me grushte e shkelma nga dy vellëzërit, Astrit e Agron Hameti, përkatësit të moshës 48 dhe 56 vjeç, si edhe nga i afërmi i tyre Nusret Hoda, 57 vjeç.

Tre burrat akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë me dashje Stavri Minon.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja e rëndë u shënua në një lokal në zonën e plazhit të Vjetër.

Burimet thanë se Stavri Mino ndodhej në lokal bashkë me vëllanë e tij.

Në një kënd tjetër, ndodheshin vëllezërit Hameti dhe kunati i tyre.

Sipas policisë ata kanë qenë duke konsumuar alkool, kur në një moment janë përfshirë në një debat fillimisht verbal dhe më pas në konflikt fizik.

Burrat duke u rrahur me njëri-tjetrin kanë dalë jashtë lokalit.

Aty, Stavri Mino, ka marrë disa goditje dhe është rrëzuar mbi një gur, duke humbur jetën.

Sipas burimeve, gjithçka nisi për një të sharë. Por sipas burimeve nuk përjashtohet as pista e konflikteve për çështje të tjera.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/dhunuan-e-vrane-56-vjecarin-ne-vlore-mberrijne-ne-gjykate-tre-autoret

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz