'O nënë ku po më çon'/ Familja e mendonte vajzën të vdekur! Dëshmitari: E kemi parë me kunatin

2019-10-08 1

TIRANË- Hetimet për zhdukjen e 39-vjeçareje nga Kosova kanë marrë një tjetër rrjedhë gjatë emisionit 'Pa Gjumë' në Report Tv. Luljeta Memqaj, një shqiptare nga Kosova e ardhur në Shqipëri gjatë kohës së luftës u zhduk bashkë me kunatin në vitin 1999 teksa po udhëtonte drejt Italisë ku do të priteshin nga një djalë me të cilin kishte dy vite e fejuar ndonëse nuk e kishte takuar kurrë. Familja e saj i druhej faktit se ajo mund të ishte trafikuar apo kishte humbur jetën në skaf rrugë për në Itali, por një dëshmi e ardhur Live nga Prizreni ka rrëzuar dyshimet e tyre duke ju ngjallur shpresat se ajo mund të jetë martuar me kunatin e saj.

Dëshmitari Shefqet Jahdautaj ka treguar se e ka parë Luljetën në Itali bashkë me kunatin dhe së bashku me familjen e tij kanë kaluar një natë në një kamp refugjatësh pasi janë ndaluar nga autoritetet italiane duke ngritur dyshime se ajo mund të ketë nisur një jetë me kunatin e saj. Ky dyshim është përforcuar edhe nga disa dëshmi të tjera të ardhura në redaksinë e 'Pa Gjurmë'.

Free Traffic Exchange