#rtvora #oranews
Voltana Ademi është demokratja e vetme në krye të institucioneve vendore në qarkun e Shkodrës. Sot socialistët morrën edhe drejtimin e këshillit të qarkut ku bëjnë pjesë 5 bashki. Por ndërsa e njohin për kryetare në detyrë, PS po ndjek taktikën e izolimit të Ademit nga institucionet e dala nga 30 qershori.
Situata e pazakontë në Bashkinë e Shkodrës, pas zgjedhjeve të 30 qershorit u refektua edhe konstituimin e këshillit të qarkut.
Pas tërheqjes së detyruar të kandidatit Valdrin Pjetri, socialistët e kanë njohur Voltana Ademin si kryebashkiake ne detyrë, por e kanë përjashtuar nga mbledhja ku i morën demokratëve drejtimin e institucionit të pushtetit vendor.
E pyetur nga RTV Ora News, përmes zyrës së shtypit ajo deklaroi se është përjashtuar nga kjo mbledhje, duke mos patur asnjë njoftim apo ftese për pjesmarrje.
Ndërsa prefekti, Çesk Millja, sqaroi se mungesa e saj ka ardhur pasi Ademi nuk është e zgjedhur nga proçesi zgjedhor i 30 qershorit.
Me 18 vota pro e një kundër socialistët zgjodhën Hilmi Laktin në krye të këshillit në vend të demokrates Greta Bardeli.
Mbledhjen e ndoqi deputeti Luan Harusha, ndërsa ra në sy konsensusi që kishin gjetur më herët socialistët për të mos patur disa propozime, por vetëm nga një emer si për kryetarin dhe nënkryetarin e qarkut.
Burimet i thanë RTV Ora News se kjo ka ardhur pas mbledhjes së mbrëmjes së të hënës në kryesinë e PS, që vetë kryeministri Rama ka zhvilluar me të deleguarit dhe deputetet e Shkodrës.
Për Partinë Demokratike ky proces tregoi edhe njëherë sot se meraku i vetëm i Kryeministrit është marrja e çdo pushteti, pavarësisht vullnetit të qytetarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/konstituohet-keshilli-i-qarkut-te-shkodres-ademi-nuk-njoftohet-mbledhjen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz