Austria: Te jepet drita e gjelber per hapjen e negociatave me Shqiperine

2019-10-08 1

Austria, një nga shtetet e Bashkimit Europian që mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, ka ripërsëritur qëndrimin e saj. Gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, ministri i Jashtëm austriak Schallenberg është shprehur se Austria kërkon që të jepet drita jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
?Ne duam të japet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Ne kemi paraqitur kushte të cilat janë plotësuar dhe tani e kemi ne në Bruksel të japim mendimin tonë. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira. Nuk ka ende unanimitet në këshill, por miqtë tanë shqiptarë mund të mbështeten tek ne dhe ne kemi një qëndrim të fortë në këshill. Është detyrë e vështirë që Shqipëria do të marrë Presidencën e OSBE në fund të këtij viti. Është detyrë e lodhshme dhe i uroj sukses, por edhe këtu mund të mbështeteni tek ne, ne do t?ju mbështesim në të gjitha mënyrat. Ne do të mbetemi partnerë të fortë të Shqipërisë?, tha ministri i Jashtëm Austrisë.
Ndërsa ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura për hapjen e negociatave, duke përmendur këtu tre pika, atë të Vettingut, ngritjen e trupave të reja të gjyqësorit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
?Austria është ndër mbështetëset kryesore të rrugëtimit të Shqipërisë dhe çeljes së negociatave për anëtarësim. Me ministrin diskutuam për mbështetjen që Austria do t?i japë Shqipërisë për çeljen e negociatave. Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar hapjen e negociatave për anëtarësim?, tha ministri Cakaj.