Wake Up/ Ilir Kalemaj: Në Kosovë fitorja më e madhe ishte e LDK me Vjosa Osmanin

2019-10-08 2

Brenda një harku kohor jo më shumë se 24 orë në Kosovë përfundoi gjithçka dhe tani kanë nisur përgatitjet për qeverinë e re. Kosova, pra, megjithëse një shtet shumë më i ri se Shqipëria, na ka dhënë një leksion të fortë demokracie; me gjithë problematikën e vet të brendshme dhe konfliktet e jashtme (me Serbinë). Pedagogu i Shkencave Politike, Ilir Kalemaj u shpreh se fitorja më e madhe në këto zgjedhje nuk ishte ajo e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes por e LDK e cila si parti patriarkale, në këto zgjedhje kandidoi si kryeministre një grua që i dha fitore imazhit të kësaj partie. Ndërkohë duke hequr një paralele me Shqipërinë ai u shpreh se: "Nga ana tjetër ne kemi Edi Ramën, i cili po qëndron në pushtet më shumë se të gjithë krerët e historisë së shtetit shqiptar me përjashtim të Enver Hoxhës. Por ka gjasa që t'ia kalojë dhe atij"

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel