Ora News - Miss Globe 2019, eventi i bukurisë do të zhvillohet në Shqipëri dhe Mal të Zi

2019-10-08 11

#rtvora #oranews

Eventi i bukurisë, Miss Globe 2019 këtë vit do të zhvillohet mes Shqipërisë dhe në Malit të Zi. Janë 58 vajza të cilat do të konkurrojnë mes tyre për të rrëmbyer kurorën.

Pasi kanë kaluar me sukses konkurset në vendet e tyre, vajzat tashmë kanë mbërritur në Tirana International Aeroport me shpresën për të triumfuar në këtë kompeticion.

Emocioneve të pjesëmarrjes iu shtohen edhe ato të vëmendjes që stafi i Deliart nuk kursehet t`i dhurojë.

Pas aeroportit konkurrentet e Miss Globe gjetën mikpritje në disa prej resorteve të bregdetit Adriatik.

Nuk mund të mos ndaheshin nga atdheu i tyre duke marrë me vete e duke pozuar me kostumet kombëtare që ishin në fokus të aparatit të Fatjon Repishtit.

Këtë vit eventi shënon pjesëmarrjen më të madhe të shteteve në 16 vite organizim. Kompeticioni i bukurisë do të zhvillohet me moton për një planet të gjelbër ndërsa në rrjetet sociale do ti bashkëngjitet hashtagu NoPlanetB

Nata finale do të zhvillohet më 21 tetor në Ulqin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/miss-globe-2019-eventi-i-bukurise-do-te-zhvillohet-ne-shqiperi-dhe-mal-te-zi


Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange