Ora News - Rreziku i fëmijëve nga fast food-et, institucionet ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

2019-10-07 1

#rtvora #oranews

Rasti i Shkodrës, ku u helmuan 61 fëmijë të një shkolle të mesme, ka alarmuar prindërit. Ata thonë se nuk janë të sigurt për produktet që tregtohen pranë shkollave ndërsa kërkojnë më tepër kontroll. megjithatë nga institucionet apo ministritë ende nuk ka asnjë reagim

Teksa analizat do të nxjerrin shkakun e helmimit të 61 nxënësve në Postribë të Shkodrës, institucionet qëndrojnë në heshtje duke ia kaluar përgjegjësinë njëri-tjetrit.

AKU thotë se prej nisjes së vitit të ri shkollor ka urdhëruar drejtoritë rajonale për inspektime por ende nuk ka rezultatet e tyre, ndërsa nga Ministria e Arsimit nuk ka ende reagim.

Në Shkodër i vetmi që ka reaguar ka qenë prefekti Çesk Millja duke thënë se janë angazhuar të gjithë strukturat.

Millja: Të mbajnë përgjegjësitë individuale, kolektive me qëllim që fenomeni të mos ndodhë.

Në kryeqytet janë të shpeshta rastet kur pranë institucioneve arsimore operojnë fast foode apo subjekte që tregtojnë produkte të ndryshme.

Fëmijët janë klientë të rregullt në to, ndërsa prindërit thonë se ndihen të shqetësuar veçanërisht pas rastit të Shkodrës.

"Janë raste që ne si familjare dhe prindër duhet të na alarmojnë, por mbi të gjitha alarmi duhet të shqetësojë institucionet"
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rreziku-i-femijeve-nga-fast-food-et-institucionet-ia-kalojne-pergjegjesine-njeri-tjetrit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange