PD: Plani i opozites, zgjidhja per daljen nga kriza

2019-10-07 1

?Pa u larguar Rama, reforma elektorale mbetet në letër?

Teksa mori shembull zgjedhjet në Kosovë, ish-deputeti Oerd Bylykbashi i cilësoi ato një këmbanë e fortë për qeverinë, pas sipas sipas tij provuan se vetëm vullneti politik garanton zgjedhje demokratike dhe rotacion paqësor.

Bylykbashi tha se Partia Demokratike mbetet e angazhuar në përmbushje të rekomandimeve të ODIHR-it dhe se plani pesë pikësh i propozuar nga opozita është rruga e vetme për zgjedhje demokratike.

?Askush nuk ka dëgjuar zhurmë për reformë zgjedhore në Kosovë, por të gjithë pamë se si Kosova bëri zgjedhje demokratike që garantuan rotacion politik paqësor, ku fituesi angazhohet për ndryshim dhe humbësi nuk manipulon numërimin, por pranon humbjen?.

Sipas demokratëve, pa u larguar Kryeministri Rama, çdo reformë elektorale do të mbeten një leksion në letër.

Tv Klan