Gjenerata e re mposhti "gardën e vjetër" në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-10-07 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë do të mbahen mend gjatë për ndryshimin e madh. Për herë të parë  një gjeneratë e re politikanësh sfidoi kastën e komandantëve të luftës.Ndonëse serbia  refuzon ta njohë Kosovën si komb të pavarur, dhe shpresat për pajtim duken akoma larg, këto zgjedhje shihen si një mundësi që vendi të shkëputet nga korrupsioni dhe të përqendrohet në qeverisje më të mirë.Albin Kurti  do të marrë në dorë  fatet e vendit të fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe marrëveshjen e paqes e të njohjes me Serbinë. Kosova kërkon një të ardhme të re me zgjidhjen e problemeve të vjetra.Por Albin kurti pritet të ketë përkrah në koalicionin qeverisë Vjosa Osmanin, figurën e re të lidhjes demokratike të Kosovës, duke nxjerrë në opozitë luftëtarët e uck Ramush Haradinaj e Kadri Veseli.Që pas luftës së Kosovës me Serbinë dy dekada më parë, figurat e saj politike mbizotëruese kanë qenë të gjithë burra që u ngritën si luftëtarë dhe e mbajtën pushtetin.Por mes premtiveve të Kurtit dhe Osmanit dialogu do të drejtohet nga qeveria dhe jo nga presidenti hashim thaci, duke bërë keshtu qe edhe edhe ish luftëtari i uck, presidenti thaci të mbetet në rol ceremonial.Tashmë qeverinë e re e presin sfida të mëdha, ulja në tryezë me Aleksandër Vucic, anëtarësimi në organizat ndërkombëtare, pa u larguar nga fokusi një ekonomi më të mirë për qytetarët dhe rritjen e mirëqënies.