Kryemadhi uron Kosovën dhe kërkon qeveri tranzitore për zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri

2019-10-07 0

"Opozita e bashkuar tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore, që iu garanton shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo më vazhdimin e lidhjes së politikës me bandat dhe krimin? kjo ka qenë deklarata e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në një delje për mediat, teksa ka uruar për zhvillimin e zgjedhjeve të gjithë subjektet politike në Kosovë.

Sipas Kryemadhit Kosova është një shembull ku në zgjedhje nuk fitojnë partitë por qytetarët dhe vendimi i tyre. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndër të tjera tha se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Kosovë spikati kultura e lartë demokratike.

Po ashtu Kryemadhi shtoi se  Shqipëria duhet të plotësojë kushtin e Bundestagut gjerman për zgjedhje të lira e të ndershme.