TIRANE-Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku deklaroi në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve që përfunduan studimet se brezi i ri do të përmirësojë imazhin e vendit, pasi sistemi është në reformim. "Sistemi është në reformim të thellë dhe vështirësitë në punë janë shumë të mëdha, por unë jam e bindur se do ia dilni dhe se do të ndikoni në përmirësimin e imazhit të sistemit të drejtësisë dhe të Shqipërisë" deklaroi ajo.