#rtvora #oranews
Një ?lojë? apo rebelim adoleshentësh ngriti në këmbë strukturat e shtetit dhe tronditi opinionin publik.
I presupozuari rrëmbim i një vajze 13-vjeçare rezultoi një largim me dëshirë thjesht për të kaluar disa orë me miqtë e saj.
Por kjo situatë për psikologët është e rëndë dhe shumë e përdorur nga adoleshentët.
"Zhvillimi i momentit i këtyre të rinjve është paralelisht me modele të para shoqërore.Nëse ne pretendojmë që të zhvillohemi edhe të rinjtë e sotëm kërkojnë ta marrin këtë zhvillim përnjëherë. Është një zhvillim deri diku i kuptueshëm për moshën që vajza ka edhe ndoshta për situatat e saj familjare.Ne nuk e dimë realisht sesi sillen prindërit me të, apo çfarë kërkesash mund të ketë ajo."
"Për nga trauma dhe ankthi që ka shkaktuar e gjithë kjo ngjarje është goxha e rëndë."
Për psikologët një ndikim të madh kanë edhe prindërit, të cilët në shumë raste i izolojnë fëmijët nga shoqqria.
"Prindërit duhet të jenë ata të cilët kanë një indikator shumë të madh. Duke kuptuar moshën të cilën ka vajza por edhe fëmijët e kësaj moshe, janë adoleshtë dhe sjellja, mënyra sesi veprojnë dhe mendojnë janë shumë të ndryshme nga të rriturit.
Edhe kënaqësitë që duan të marrin, qoftë edhe të dalurit pa leje, janë forma që mund të duken të bëshme nga adoleshentët. Por janë prindërit që duhet të kenë një komunikim më të shëndetshëm me fëmijët dhe të mos vendosin masa drastike të tipit: Ti nuk duhet të dalësh, vetëm kur të rritesh duhet të dalësh! Dëgjojmë shpesh herë prindër të cilët i kufizojnë fëmijët e tyre në lëvizje."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mashtrimi-me-rrembimin-psikologet-prinderit-te-shtojne-komunikimin-me-adoleshentet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz