Braçe: Prokurorin që dha urdhrin i shërben një grupi kriminal - News, Lajme - Vizion Plus

2019-10-05 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka zbuluar se nga se nisën hetimet për kreun e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Përmes një deklarate për mediat Braçe është shprehur se prokurori Arjan Ndoja ka nisur hetimet nisur nga kallëzimi i një personi anonim, që në deklarimet e tij as nuk e përmend në asnjë rresht drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, që dje u la nga Gjykata e Durrësit në masë arresti me burg. Gjithashtu në fjalën e tij zv.kryeministri ka thënë se nuk ka asnjë lidhje familjare me kreun e Kadastrës Durrës, siç dje hodhi akuza Partia Demokratike. ?Një prokuror ka ngritur një akuzë ndaj këtij nëpunësi dhe është detyra ime të dëgjoj akuzën.Çfarë është ky proces dhe kjo akuzë. Nuk është fare ajo që ka filtruar në publik prokurori, ajo që ka servirur prokurori. Ajo që kanë raportuar disa media. nuk ka fare lidhje me ish-drejtorin e ALUIZNI-t të ndaluar në Durrës, nuk ka lidhje fare me grabitjen e tjetërsim pronash. Është një çështje krejtësisht tjetër. Kompania Lura shpk ka ndërtuar me çdo leje të mundshme, kompleksin Lura 3. Ka aplikuar për të regj sipas ligjit çdo leje dhe është shërbyer konform ligjit. Kjo është çështja. Nuk ka lidhje as me grabitje pronash e tokash në Gjirin e Lalzit dhe as me legalizime objektesh. Askush nga palët në këtë çështje nuk janë ankuar apo kallëzuar për procedurat e ndjekura në zyrat e shtetit. Po kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar? Ka kallëzuar një njeri anonim pa lidhje me çështjen fare. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. Ky është kallëzimi i personit anonim drejtuar Arjan Ndojës. Janë 5 faqe, në datën që korrespondon me fillimin e procedimit penal nga ky prokuror. Në asnjë rresht të tij kallëzuesi nuk përmend drejtorin e ASHK në Durrës. Ky prokuror ka marrë një kallëzim nga një shtetas anonim por njohës i procedurës së ASHK-së nga përmbajtja ku përmenden punonjës të tjerë por jo drejtori i ASHK. Kontratat në ASHK prokurori nuk ia tregoi Gjykatës. Nuk përmendet, nuk kallëzohet gjëkundi, janë të tjerë njerëz. Prokurori mashtroi gjykatën dje ku si pikënisje të këtij hetimi tregoi Policinë e Durrësit, sektorin e krimit ekonomik kur policia nuk ka asnjë dijeni. Këto fakte më bëjnë të mendoj se ky është një krim që i ka marrë lirinë një njeriu prej 4 ditësh. Akt i fundit i shantazhit.?