Report TV -Kampioni i Botës, Ismail Keta premton të sjellë investitorët gjerman në Rrogozhinë

2019-10-05 0

Sportistët si ai janë të rrallë në Shqipëri dhe dëshira më e madhe e tij është që të shikojë Shqipërinë të zhvillohet. Bëhet fjalë për kampionin e botës në Kick Boks, Ismail Ketën, i cili ka dhënë një intervistë ekskluzive për Report Tv.

Gazetari i Report Tv, Aldi Kozarja, bën të ditur se tashmë, Ismail Keta do të jetë ambasadori i miqësisë për bashkinë Rrogozhinë në Gjermani.

Keta me një grup biznesmenësh ka kryer një vizitë në këtë bashki ku është takuar me kryetarin e bashkisë, Haxhi Memolla të cilit i ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që me miqësitë e tij në Gjermani të kontribuojë në fushën e kulturës së Sportit në Bashkinë e Rrogozhinës.

Keta ndër të tjera e ka cilësuar si të mrekullueshëm plazhin e Spilles që i përket bashkisë së Rrogozhinës.

Ismail Keta shpesh herë ka pranuar se një ndër dëshirat e tij ka qenë që të bëhet biznesmen ose politikan. Por jo politikan ?Made in Albania?. Keta në intervistat e mëparshme është shprehur se nëse nuk do të ishte boksier do të ishte politikan që për interesin e vendit është i palodhur, aspak tolerant ndaj padrejtësive dhe i durueshëm për të mirën e vendit tim.